Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoni rreth 25%.[1] Në numër më të vogël, shqiptarë ka në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Itali, Turqi e Kroaci, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës.
Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, krysisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë).
Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë , megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.
Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Republika e Maqedonisë, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Ne shtetin e Maqedonise, po ashtu edhe shtetet perreth Shqiperise dhe Kosoves, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar qe ta zvogelojne numrin e banoreve Shqiptare, dhe shum prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombesi te tjera, shkaku ndaljes se shkollimit ne gjuhen Shqipe ne shtetet perreth Kosoves dhe Shqiperise. Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banore Shqiptare sipas një dhenie, dhe kjo do te thote se numri me rrethe 500,000 banoreve ne Maqedoni është genjeshtere e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnis Shqiptare. Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtesisht është shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojne se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnje shkoll te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne keto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosoves Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore.
Comments
Post a Comment